Lajme Zone
Dyshohet se ishte pjesë e sherrit të Denis Tafilit, efektivi mohon njohjen me të kërkuarin e SPAK; AMP i sekuestron armën
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se ishte pjesë e sherrit të Denis Tafilit, efektivi mohon njohjen me të kërkuarin e SPAK; AMP i sekuestron armën

Efektivi është marrë në pyetje nga AMP dhe, sipas deklarimeve të tij, ka mohuar të ketë lidhje apo njohje me Tafilin. Megjithatë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Denis Tafili Efektivi i policisë Leonard Xhamollari mohon njohjen me të shumëkërkuarin nga SPAK, ndërsa hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shërbimit të Leonard Xhamollarit, efektiv i Policisë së Durrësit me detyrë ndihmës specialist në sallën e komandimit, pas dyshimeve për përfshirjen e tij në konfliktin e ndodhur në Shkallnur, ku ishte i pranishëm edhe Denis Tafili, person i shpallur në kërkim nga SPAK.

Efektivi është marrë në pyetje nga AMP dhe, sipas deklarimeve të tij, ka mohuar të ketë lidhje apo njohje me Tafilin. Megjithatë, hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Nga ana tjetër, Edison Gjuzi, i cili mbeti i dëmtuar gjatë konfliktit, ka deklaruar se Xhamollarin e ka parë disa herë në shoqërinë e Denis Tafilit dhe personit tjetër të dyshuar si pjesëmarrës në dhunë.

Hetuesit e AMP-së po administrojnë dhe verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse punonjësi i policisë ka favorizuar në ndonjë formë Tafilin pas konfliktit.

Si ndodhi ngjarja

Konflikti u regjistrua gjatë ditës së djeshme në zonën e Shkallnurit, ku Denis Tafili, i konsideruar një nga personat më të kërkuar nga SPAK dhe i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, u përfshi në një përplasje me Edison Gjuzin.

Sipas policisë, sherri nisi për motive të dobëta. Gjuzi dyshohet se u godit me qytën e një pistolete nga Tafili dhe një 27-vjeçar me inicialet G.M. Pas ngjarjes, të dy u larguan me automjet dhe ende nuk janë lokalizuar, pavarësisht kontrolleve dhe postblloqeve të ngritura nga policia.

Në vendngjarje ndodhej edhe efektivi Leonard Xhamollari, i cili u shoqërua menjëherë dhe ndaj tij kanë nisur procedurat nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, po verifikohet edhe pretendimi se Tafili ka ndërhyrë në konflikt në mbështetje të punonjësit të policisë.

Denis Tafili është në kërkim në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj grupit të Elvis Doçit, i goditur gjatë operacionit të përbashkët shqiptaro-italian "Ura". Në këtë procedim, ndaj 24 personave janë ngritur akuza për trafik ndërkombëtar të kokainës, grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar miliona euro pasuri dhe para të gatshme. I kërkuari nga SPAK përplaset me armë në Shkallnur, i përfshirë edhe një oficer policie

24 Korrik, 22:53 denis tafili spak amp Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Mashtronte klientët dhe tentonte t'u shiste makinat, arrestohet pronari i një servisi në Astir 25 Korrik 2026, 10:2910:29Kronike Nga pengmarrja në Angli për 400 mijë paund te tragjedia në Roskovec, eksperti i sigurisë zbulon të shkuarën e errët të 35-vjeçarit 25 Korrik 2026, 07:4007:40Kronike I kërkuari nga SPAK përplaset me armë në Shkallnur, i përfshirë edhe një oficer policie 24 Korrik 2026, 22:5122:51Kronike Shkon në tre numri i viktimave në tragjedinë e Roskovecit, ndërron jetë edhe 55-vjeçarja e plagosur 24 Korrik 2026, 19:4019:40Kronike Ekzekutoi ish-vjerrin me armë zjarri, vret veten autori Nertil Buzi 24 Korrik 2026, 16:4616:46Kronike U kapën me kokainë me vlerë mbi 1.8 milionë paund dhe armë zjarri, dënohen me burg dy shqiptarë në Britani 24 Korrik 2026, 16:1416:14Kronike