Lajme Zone
Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, humb jetën 62-vjeçari në Krujë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, humb jetën 62-vjeçari në Krujë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar.

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar. Sipas raportimeve të policisë, Vath Leka, 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Ndërkohë, ky i fundit, për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. “Rreth orës 16:40, në aksin rrugor “Borizanë-Thumanë”, shtetasi V. L., rreth 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në spital. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.