Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares, për heqjen e sekuestros për vilën në Palasë. SPAK gjatë kohëve të fundit i ka sekuestruar 2 vila Igli Tares, një në Dhërmi dhe një në Palasë, të cilat dyshohet të kenë qenë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, por figuronin në emër të Igli Tares. Prokurorët e Posaçëm kanë dyshime se vilat e sekuestruara, Balluku i ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes favorizimeve në tendera. Vila në Palasë e sekuestruar në 9 shtator, e cila sipas SPAK-ut është në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte projektuar që në fillim për të qenë sa më luksoze, me pishinë dhe vaska hidromasazhi si ato të hoteleve të shtrenjta në ishullin e famshëm grek Santorini. LEXO EDHE:'Po i prisni krahët SPAK-ut', Tabaku kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale: Qeveria është në konflikt interesi Të paktën kështu rezulton nga dy e-maile, pjesë e provave të Prokurorisë së Posaçme, të cilat i janë dërguar Ballukut nga studio “Atelier 4”. Ato datojnë në shtator të vitit 2020, një muaj përpara se të firmosej kontrata e sipërmarrjes nga Igli Tare, personi që sipas SPAK-ut ka shërbyer për të fshehur pronësinë e vërtetë të vilës. Vila e saj mesa duket ndan të njëjtin territor me një tjetër vilë, e cila mendohet se i përket sipërmarrësit Arbër Abazi. Ky i fundit dyshohet të ketë marrë përsipër investimin për përfundimin e vilës, në këmbim të favorizimit të kompanisë së tij të ndërtimit, “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese në tetor të 2021 për një nga lotet e Unazës së madhe të Tiranës, në një tender afro 2.7 miliardë lekësh (me Tvsh). Vila në Palasë, ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metra katrorë dhe dy garazhe njëri 20 dhe tjetri 40 metra katrorë. Më herët SPAK i kishte sekuestruar një vilë, po në bregdetin e jugut, në kompleksin “Ëhite Rock” në Dhërmi, edhe kjo e regjistruar në emër të Tares. Në këtë rast, Prokuroria e Posaçme kishte shpjeguar se ajo kishte qenë fryt i një ryshfeti, në këmbim të një tenderi që ajo kishte dhënë për rindërtimin e godinës së Albcontrol-it, në kohën kur kishte drejtuar këtë institucion. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera në 8 raste (Tuneli i Llogarasë, 6 lote të Unazës së Madhe dhe ndërtimi i rrugës Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana), për korrupsion e pastrim parash, Ballukut i është shtuar dhe një tjetër vepër penale, ajo e “mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë”. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/E.H/Shqiptarja.com TAG: spak SPAK heton Ballukun Igli Tare belinda balluku Palase Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 21.7% Nuk e di 7.1% Vota total: 2188 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
