Lajme Zone
Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeç në kopsht/ Arrestohet edukatorja në Korçë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohet se dhunoi fëmijën 4-vjeç në kopsht/ Arrestohet edukatorja në Korçë

Franca ka frikë nga një përshkallëzim i mëtejshëm i tensio...

Një edukatore është arrestuar nga Komisariati i Policisë Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.

Ngjarja është zbuluar pas kallëzimit të bërë nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi djali i saj, prej disa ditësh, shfaqte gjendje jo të mirë.

Sipas informacioneve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja e kopshtit. Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë edhe kqyrjen e pamjeve filmike.

Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.