Lajme Zone
Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

Aliu u mor në pyetje për rreth katër orë në muajin gusht nga Prokuroria Speciale e Kosovës në cilësinë e të dyshuarit, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre që lidhet me kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit.

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Aliu tha se ishte avokati i tij i cili e njoftoi dhe sipas tij, ky vendim është marrë më 11 shtator dhe është dhënë mëngjesin e së premtes, më 2 tetor. Liburn Aliui tha se ‘përballë një mali me shpifje, unë zgjodha të hesht dhe mirëprita hetimin, ashtu siç sot e mirëpres këtë vendim për pushimin e hetimeve, edhe pse për mua ka qenë gjithmonë i pritshëm.’ LEXO EDHE:Zgjedhja e Presidentit të Kosovës, Hamza pas takimit me Kurtin: Të gatshëm për zgjidhjen Aliu u mor në pyetje për rreth katër orë në muajin gusht nga Prokuroria Speciale e Kosovës në cilësinë e të dyshuarit, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre që lidhet me kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në qeverinë e Albin Kurtit. Ai ka qenë nën hetim për një çështje që lidhet me borxhet e kompanive të ambalazhimit të ujit ndaj shtetit të Kosovës. Sipas aktvendimit për zgjerimin e hetimeve, Prokuroria dyshonte se gjatë kohës që ai ishte ministër janë lejuar veprime që çuan në uljen e detyrimeve të disa operatorëve ekonomikë, duke i shkaktuar buxhetit të Kosovës një dëm prej miliona eurosh. Vetë Aliu i ka mohuar këto pretendime, duke këmbëngulur se ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin. Aliu e mbajti detyrën e Ministrit të Mjedisit deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqjen, ndërsa më pas u emërua drejtor i Portit të Durrësit në Shqipëri. Reagimi i Liburn Aliut: Mirëmëngjes të dashur qytetarë, Kam marrë lajmin e mirë nga avokati im për vendimin për pushimin e hetimeve nga Prokuroria Speciale ndaj meje. Ky vendim është marrë më 11 shtator dhe është dhënë mëngjesin e së premtes, më 2 tetor. Ky proces hetimor ka filluar para dy vitesh dhe përgjatë tërë kohës është përcjellë me spekulime të shumta mediatike. Përpos punës sime si ministër, është hetuar edhe pasuria ime dhe e gjithë familjes time, të hyrat përgjatë viteve, të cilat kanë qenë po ashtu të deklaruara që nga fillimi i vitit 2011, në vazhdimësi deri më sot, edhe tani që kam marrë detyrën e re. Që nga fillimi i hetimeve jam sulmuar nga të gjitha drejtimet me shpifje dhe ofendime nga më të rëndat, të cilat më janë drejtuar mua, familjes time dhe idealit kombëtar që kam bërë përpjekje në jetë ta zbatoj me modesti. Përballë një mali me shpifje, unë zgjodha të hesht dhe mirëprita hetimin, ashtu siç sot e mirëpres këtë vendim për pushimin e hetimeve, edhe pse për mua ka qenë gjithmonë i pritshëm. Mbase mund të vazhdoj të sulmohem sërish kudo me shpifje të shumta, ashtu siç ka ndodhur më herët. Në botën në të cilën lajmi i rremë përhapet me lehtësi, unë jam i gatshëm që të përballem me të vërtetën. I falenderoj të gjithë ata që më besuan. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: korrupsion liburn aliu prokuroria speciale e kosoves Albin Kurti porti i durresit Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.2% Nuk e di 7.8% Vota total: 810 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?