Lajme Zone
Dyshime për eksploziv/ Durrës, gjendet një celular i lidhur me një paketë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dyshime për eksploziv/ Durrës, gjendet një celular i lidhur me një paketë

Një alarm për lëndë plasëse është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetari i ABC News Leonidha Musaj, është gjetur një celular i lidhur me një paketë. Lënda plasëse u konstatua në fillim nga banorët e zonës.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në zonë, ndërsa po ndërtohet një perimetër sigurie për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe kalimtarëve.

Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se në pallat ndodhet një bombë e komanduar me telekomandë. Autoritetet po kryejnë verifikimet në terren dhe kanë marrë masat përkatëse të sigurisë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa pritet që në vijim të ketë më shumë informacion zyrtar për rrethanat e ngjarjes. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet alarm per bombeDurrës