Lajme Zone
Dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Njihet edhe periudha e kontributeve për kujdestarët
PolitikëReport TV

Dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Njihet edhe periudha e kontributeve për kujdestarët

Pagesë e dyfishuar për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohje e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për kujdestarët e tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka publikuar sot foton e një nëne me dy fëmijë me aftësi të kufizuara, duke treguar se si përfiton ajo nga paketa e re sociale e miratuar nga qeveria.

Fatbardha është nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ajo është një nga 10,240 familjet që përfitojnë nga dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, masë e miratuar nga qeveria. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka publikuar sot foton e saj, duke treguar se çfarë ndryshon konkretisht për Fatbardhën nga kjo paketë. LEXO edhe...Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO) Për djalin e saj, Redin, ajo do të përfitojë pagesë të dyfishuar, ndërsa koha që i kushton përkujdesjes ndaj tij do t'i njihet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. “Fatbardha, nënë e dy fëmijëve me aftësi të kufizuara, është një nga përfitueset e politikës së re të mbështetjes sociale. Me dyfishimin e pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara, ajo do të përfitojë mbështetje financiare të dyfishuar për djalin e saj, Redin, si dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për përkujdesjen ndaj tij”, shkruan Spahiu. Dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara ka nisur me efekte financiare nga 1 korriku 2026 dhe shoqërohet me një fond shtesë prej 750 milionë lekësh nga buxheti i shtetit. Paketa parashikon gjithashtu njohjen e periudhës së kontributeve dhe sigurime shoqërore e shëndetësore për rreth 15 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë. U.D/ReportTv.al sigurimet shoqerore femije me aftesi te kufizuara Klodiana Spahiu Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 71.3% Protesta 22.7% Asnjëra 6% Vota total: 2064 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?