Lajme Zone
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht në të dyja ngjarjet.

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht në të dyja ngjarjet. Sipas informacioneve paraprake, zjarri i parë ka përfshirë një fast food, ku dyshohet se shkak i flakëve ka qenë shpërthimi i një bombole gazi. Si pasojë e zjarrit u krijua një re e dendur tymi, ndërsa ambientet e biznesit pësuan dëme të konsiderueshme materiale. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke vënë situatën nën kontroll. Ndërkohë, një vatër e dytë zjarri përfshiu një kabinë elektrike pranë shkollës “Ali Demi”, ku flakët u përhapën me shpejtësi. Shërbimet zjarrfikëse ndërhynë menjëherë, duke stakuar linjën elektrike dhe duke neutralizuar zjarrin, i cili rrezikonte edhe banorët e pallatit aty pranë. Fatmirësisht, nga të dyja ngjarjet nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Autoritetet po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të zjarreve.