Lajme Zone
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë.

Dy vatra zjarri në përmasa të mëdha janë aktivizuar në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit, në bashkinë Mirditë. Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga bimësia e dendur dhe temperaturat e larta, duke iu afruar banesave në zonë.

Korrespondentja e Top Channel në Lezhë, Brixhilda Deda, bën me dije se deri tani janë evakuuar 4 familje, ndërsa situata mbetet e vështirë dhe pritet që, në varësi të përhapjes së flakëve, të ketë edhe evakuime të tjera.

Strukturat e emergjencës dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit. Top Channel