Valon Bela dhe Bekir Halimi, të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë personat e radhës që janë shpallur non grata nga Ministria e Brendshme, pasi konsiderohen me rrezik potencial për sigurinë e vendit.
Analisti Martin Leka tha se personat që shajnë Shqipërinë, nuk duhen lejuar në vend.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Leka u shpreh se qarqe të huaja duan destabilizimin e Shqipërisë. “Është e kotë që gazetarë si unë apo njerëz të komentojnë vendime që i kanë në dorë disa struktura ku ne nuk ndërhyjmë. Çdo shtet ka institucionet e veta për sigurinë kombëtare. Nuk i njoh këta dy shtetas. Kam lexuar për ta, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, nuk e di pse gjatë kohës së protestave në Tiranë, kanë qenë aktivë.
Për njërin prej tyre, shoh që nuk ka rrezikshmëri vetëm në kufirin politik të shtetit shqiptar, një njeri i tillë është me rrezik për shtetin ku jeton. Një njeri që bën lutje dhe bën fushatë për dajak ndaj grave, është një njeri i mbetur në kufijtë prehistorikë të epokës së gurit dhe asgjë më tepër.
Ky imami, përveç shpalljes së një lloj islamizimi radikal, ka edhe probleme të tjera. Ky njeri ka për ideal ajatollahët e Iranit, kjo është e padiskutueshme. Por ka edhe intelektualë. Kim Mehmeti, një njeri shan gjithë ditën nga mëngjesi në darkë qeverinë e Tiranës dhe kryeministrin e Shqipërisë. Nuk e kuptoj se çfarë duhet bërë tjetër për ta shpallur non grata. Shumë njerëz nga “VLEN”, edhe nga Kosova, mendoj se është përpjekje e qarqeve të huaja shoviniste dhe nacionaliste, të paguara që duan të krijojnë destabilitet në Shqipëri”, theksoi ai./abcnnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
