Lajme Zone
“Dy plagët e Britanisë!”, Kryeministri britanik fajëson Thatcherin dhe Brexit-in për dëmet në ekonomi
BotëTop Channel

“Dy plagët e Britanisë!”, Kryeministri britanik fajëson Thatcherin dhe Brexit-in për dëmet në ekonomi

Kryeministri  i ri britanik, është akuzuar se jeton në të kaluarën, pasi ai në fjalimin e tij të parë në Parlament në seancën e parë plenare pas rifillimit të sesionit të ri, Andy Burnham fajësoj  ish-kryeministren Margaret Thacer që drejtoj ishullin në vitet 80-a, të shekullit të kaluar, si dhe Brexitin, në kohën e një tjetër kryeministri të djathtë, David Cameron, që mundësoj bërjen e referendumit, një lëvizje që argumentueshëm edhe mund të shmangej.

Kryeministri i ri britanik, është akuzuar se jeton në të kaluarën, pasi ai në fjalimin e tij të parë në Parlament në seancën e parë plenare pas rifillimit të sesionit të ri, Andy Burnham fajësoj ish-kryeministren Margaret Thacer që drejtoj ishullin në vitet 80-a, të shekullit të kaluar, si dhe Brexitin, në kohën e një tjetër kryeministri të djathtë, David Cameron, që mundësoj bërjen e referendumit, një lëvizje që argumentueshëm edhe mund të shmangej. Kjo është diagnoza e një kryeministri të qëndrës së majtë, ndoshta më të majtit në Britani në dekadat e fundit, ku ai shpalosi vizionin e tij majtist ku përfshihet një kontroll mq i madh i shtetit në ekonominë britanike, në vëndin ku ka lindur kapitalizmi si sistem shoqëror dhe ekonomik.

Burnham e pranoje se pas dy vitesh në pushtet të Laburistëve të drejtuar nga paraardhësi i tij, Sir Keir Starmer, kostoja e nivelit të jetesës ne Britani ishte shumq e shtrenjte dhe e veshtirë për shumë britanik, ndërkohë që ai premetoj se qeveria e drejtuar prej tij, nuk do rreshtë të merrte më shumë nën kontorll dhe shtetëzonte shërbimet kryesore publike, si ujësjellsat dhe ato të shpërndarjes së energjisë elektrike.

Ndërkohë ai deklaroj edhe një vale të re decentralizimi të pushtetit dhe kompentencave drejt autoriteteve lokale në mbarëvendin, si dhe një shpërngulje më të madhe të institucioneve drejtuese qeveritare nga Londra drejt Mancesterit dhe pjesës qëndrore dhe veriore të Britanisë, nga njeriu që ka qënë kryebashkiaku i qytetit të dytë më të madh në vënd, pas Londre, Mancesterit, ku ai njihej si Mbreti i Veriut. Andy Burnham premetoj të ç’bënte reformat e “Zonjës së Hekurt”, Margaret Thatcer, të cilës i kreditohet dalja e Britanise nga stanjacioni ekonomik në vitet 1970-a.Sipas tij, në kohën e Thatcer-it, pushteti politik u centralizua.

Pushteti ekonomik u privatizua dhe vendi u c’industrializua, ndërkohë dëmtoj rëndë pushtetit lokal. Ndërsa për Brex-it komentet e tij sugjerojnë se ai do lëviz më shpejt dhe më shumë sesa Starmer në ç’berjen e vendimit të referendumit, ku padyshim rritja ekonomike e Britanisë është dëmtuar rëndë në dekadën e fundit. Ndër planet e tij në bashkëpunim me Liberaldemokratët, do jetë ndryshimi i sistemit zgjedhor maxhoritar në Britani.

Andy Burnham deri më tani pas zevëndësimit të Starmer, ka pasur një verë të qetë politikisht, ndërkohë që parlamenti ka qënë i mbyllur. Ndërkohë që muaji i mjaltit të Kryeministrit aktual po mbaron, një test i rendesishëm i popullaritetit të tij do jenë zgjedhjet e reja të parakohshme në Londër, pas vendimit të Keir Starmer për tu larguar nga Parlamenti si deputet, mes spekullimeve se ai mund të jetë kandidat për postin e kreut të ri të NATO-s. Top Channel