Lajme Zone
Dy operacione policore në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar dhe 5 kg kanabis të sekuestruara
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dy operacione policore në Vlorë e Sarandë, 4 të arrestuar dhe 5 kg kanabis të sekuestruara

Katër persona kanë përfunduar në pranga gjatë dy operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës brenda 24 orëve të fundit, ku u goditën raste të armëmbajtjes pa leje dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Katër persona kanë përfunduar në pranga gjatë dy operacioneve të zhvilluara nga Policia e Vlorës brenda 24 orëve të fundit, ku u goditën raste të armëmbajtjes pa leje dhe të trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë operacioneve të koduara “Siguria” dhe “Transportuesit”, policia sekuestroi një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë, 5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi kokaine, si edhe dy automjete të përdorura nga të dyshuarit. Në operacionin “Siguria”, të zhvilluar në Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi E. O., 30 vjeç. Ai u kap në parkingun e një lokali në zonën e Lungomares, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën në çantë një pistoletë me 6 fishekë, 2.18 gramë kokainë dhe 4.46 gramë cannabis sativa. Ndërkohë, në Sarandë, pas një hetimi trejavor të zhvilluar me metoda speciale, policia finalizoi operacionin “Transportuesit”, duke arrestuar A. N., 31 vjeç, K. J., 26 vjeç dhe A. C., 30 vjeç. Tre të dyshuarit u kapën në rrugën “Nivicë–Sarandë”, pranë urës së Kakomesë, teksa lëviznin me dy automjete. Sipas Policisë, në automjetin që drejtonte A. N., ku ndodhej edhe A. C., u gjetën dhe u sekuestruan 5 kilogramë cannabis sativa, që dyshohet se transportohej për t’u shpërndarë në Sarandë dhe Ksamil. Nga hetimet ka rezultuar se K. J. lëvizte me automjetin tjetër, me rolin e vëzhguesit, për të kontrolluar itinerarin dhe për të sinjalizuar praninë e shërbimeve të Policisë.