Lajme Zone
Dy ngjarje kriminale/ Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit në murin rrethues të një banese në Shënkoll, një person qëllohet me armë në Laç
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dy ngjarje kriminale/ Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit në murin rrethues të një banese në Shënkoll, një person qëllohet me armë në Laç

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë natës në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Në fshatin Shënkoll, rreth orës 04:00, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit Mark Deda, 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse.

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë natës në Lezhë dhe Kurbin, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve. Në fshatin Shënkoll, rreth orës 04:00, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit Mark Deda, 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Ndërkohë, në Laç, rreth orës 23:55, shtetasi Sierdi Kolziu, 28 vjeç, ka kallëzuar se teksa po lëvizte në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të dëmtuar. Grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të të dyja ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të shpejtë dhe ruajtjen e anonimatit.

Informacione paraprake Lezhë/ Rreth orës 04:00, në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të banesës së shtetasit M. D., 73 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet, një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Kurbin/ Rreth orës 23:55, në Laç, shtetasi S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se, duke lëvizur në këmbë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij, pa shkaktuar dëmtime.

Grupet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rasteve, identifikimin e kapjen e autorit/autorëve. Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lezhe policia