Lajme Zone
“Dy në tre emigrantë marrin qetësues”, alarmi nga Italia, kërkohet mbyllja e kampit të Gjadrit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Dy në tre emigrantë marrin qetësues”, alarmi nga Italia, kërkohet mbyllja e kampit të Gjadrit

Organizata humanitare Emergency ngre shqetësimin për kushtet në të cilat mbahen emigrantët në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke denoncuar përdorimin e papërshtatshëm të medikamenteve psikotrope dhe pasojat që izolimi mund të ketë në shëndetin fizik dhe mendor të personave të ndaluar. Në një raportim të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Emanuele Longo, koordinator mjekësor i Programit të Emerge

Organizata humanitare Emergency ngre shqetësimin për kushtet në të cilat mbahen emigrantët në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, duke denoncuar përdorimin e papërshtatshëm të medikamenteve psikotrope dhe pasojat që izolimi mund të ketë në shëndetin fizik dhe mendor të personave të ndaluar. Në një raportim të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Emanuele Longo, koordinator mjekësor i Programit të Emergency në Itali, rrëfen shqetësimet e ngritura pas një misioni monitorimi në qendrat e emigrantëve në Shqipëri, të organizuar nga Tavolo Asilo e Immigrazione (TAI), ku mori pjesë edhe organizata.

Gjatë vizitës, përfaqësuesit kanë biseduar me një shtetas senegalez të mbajtur në qendrën e Gjadrit, i cili u ka treguar për kushtet brenda strukturës.

“Burri na tregoi se në qendrën e Gjadrit barnat psikotrope përdoren shumë shpesh në mënyrë të papërshtatshme. Sipas vlerësimit të tij, ato i marrin dy në tre persona mes atyre që mbahen aty”, deklaroi Longo.

Ai ndau gjithashtu historinë e emigrantit senegalez, i cili kishte mbërritur në Itali përmes bashkimit familjar, kishte ndjekur disa vite shkollë dhe më pas kishte konvertuar lejen e qëndrimit në leje për arsye punësimi. Por, pasi humbi vendin e punës, ai humbi edhe lejen e qëndrimit, duke përfunduar në sistemin e Qendrave të Paraburgimit për Riatdhesim (CPR).

Sipas Longos, personat e mbajtur në këto struktura, përfshirë atë të Gjadrit, mund të qëndrojnë deri në 18 muaj, në kushte pasigurie dhe kufizimi të lirisë, ndërsa përballen edhe me vështirësi të zgjatura për të mbajtur kontaktet me avokatët dhe familjarët e tyre.

Përfaqësuesi i Emergency thekson se mungesa e një leje qëndrimi të vlefshme nuk mund të justifikojë ndalimin administrativ dhe izolimin e këtyre personave, veçanërisht në kushte që, sipas tij, dëmtojnë shëndetin fizik dhe mendor.

“Fakti që nuk kanë një leje qëndrimi të vlefshme nuk mund të justifikojë ndalimin administrativ dhe izolimin e këtyre personave, aq më pak në këto kushte patologjike, që shkatërrojnë shëndetin fizik dhe mendor”, u shpreh Longo.

Në përfundim, ai përsëriti thirrjen e Emergency për mbylljen e qendrave në Shqipëri dhe braktisjen e këtij modeli të menaxhimit të emigracionit, të cilin e konsideron të papërballueshëm për kostot njerëzore, sociale dhe demokratike.

“Tre vjet pas nënshkrimit të Protokollit, Emergency kërkon sërish mbylljen e qendrave në Shqipëri dhe tejkalimin e këtij modeli”, deklaroi Longo, duke iu referuar edhe fushatës “Renditi conto”, të promovuar së bashku me TAI-n, e cila analizon pasojat e këtij sistemi.

Qendra e Gjadrit është pjesë e marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e personave emigrantë jashtë kufijve italianë. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm