Dy kryeministra shqiptarë, dy agjenda.
Nga Manastiri në 118 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ranë në sy programet dhe sjelljet e ndryshme politike të kreut të ekzekutivit në Tiranë Edi Rama dhe atij në Prishtinë Albin Kurti.
Ndarjen e madhe e bëri takimi me partitë shqiptare ne RMV. Edi Rama i takoi të gjithë përfaqësuesit e partive shqiptare, VLEN në pushtet nën drejtimin e Izet Mexhitit dhe Bilall Kasamit. Po ashtu një takim e pati me kreun e opozitës shqiptare Ali Ahmeti.
Ndryshe veproi Kurti, i cili zgjodhi të takonte vetëm përfaqësuesit e VLEN, në bashkëqeverisje me Hristian Mickosin.
Kryeministri i Shqipërisë zgjodhi të fliste për proceset integruese të dy vendeve në BE, duke deklaruar se sipas tij, pa u futur në punët e brendshme të Shkupit, ndryshimet kushtetuese për bullgarët duhen bërë, për të shmangur një tjetër bllokim nga Sofja dhe për ti hapur rrugën vendit drejt Brukselit, ndërsa kryeministri i Kosovës mbështet qëndrimin e Mickoksit se qytetarët janë të lodhur me prekjen e kushtetutës, edhe pse Bashkimi Europian ka kërkuar dialog mes palëve për ta tejkaluar këtë problem.
Rama propozoi ide konkrete nga Maqedonia e Veriut per gjuhen shqipe, bibliotekën digjitale mbarekombetare të shqipes, ndërsa Kurti nuk pati asnjë propozim konkret për gjuhën.
Për këtë Rama zgjodhi të takonte drejtpërdrejt të rinj nga hapsira shqiptare dhe përfaqësues të universiteteve, ndërsa kreu i ekzekutivit nga Prishtina zhvilloi takime politike për përfaqësimin e shqiptarëve, larg kontaktit të drejtpërdrejt.
Si pjesë kryesore të vizitës Kryeministri Rama zgjodhi vizitën në godinën simbol për ngjarjen historike, shtëpinë muze të alfabetit, ndërsa Kryeministri Kurti zgjodhi të mos mungonte në manifestimin kulturor të mbrëmjes.
Ata nuk u takuan në asnjë moment me njëri tjetrin, por ndoshta më mirë. Të paktën keshtu u evitua një show jo i bukur në sytë e Shkupit, sidomos ato të shqiptarëve./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitetRajoni albin kurtiEdi Ramamanastirshqiptaretvlen
