Lexova me vëmendje mesazhet e deklarimeve të sotme të kryeministrit dhe të Bashkisë së Tiranës. Në gjykimin tim, duke marrë në konsideratë situatën politike dhe zgjedhjet vendore që po trokasin, qëndrimet e pazakonta të sotme janë dy gabime në një ditë. LEXO edhe...A mund ta lënë socialistët më në fund pas Tiranën e viteve 2000? Në komunikimin e brendshëm, PS-ja duhet t’i kthehet gjuhës konstruktive dhe përpjekjes për mirëkuptim, si dhe të heqë dorë nga armiqësitë për karrierë personale, nga gjuha e forcës dhe nga mesazhet kërcënuese e frikëndjellëse. Ndërkritika nuk ka pse të shoqërohet me nota nervozizmi që natyrshëm perceptohen si shfaqje dobësie nga kundërshtarët tashmë të shtuar të partisë sonë. E vetmja trimëri që na vlen sot është ndershmëria. E vetmja qëndrueshmëri që na vlen është të mbrojmë Republikën nga politika e re me kapuçë dhe maska. I vetmi reflektim që na vlen është të mirëkuptojmë kërkesat racionale të çdokujt që ka protestuar me qytetari në muajt e fundit. I vetmi kohezion që na vlen është ai që buron nga besimi në vlerat e qytetarisë, solidaritetit, progresit dhe integrimit europian. SI.E./ReportTv.al lufta veliaj rama petro koçi edi rama erion veliaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 77.3% Protesta 16% Asnjëra 6.6% Vota total: 181 Sondazhi i ditës: Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?

