Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka ndarë një mesazh urimi për dy deputetët shqiptarë nga Koalicioni Shqiptar, që fituan mandate nga zgjedhjet në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zyra e Shtypit e Presidencës Kosovë, thekson urimin e presidentes për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Shiroka-Pula thekson se fitorja e Shaip Kamberit dhe Visar Mehmetit është rezultat i bashkimit politik dhe besimit të qytetarëve. “Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me dy mandate të fituara në Kuvendin e Serbisë, dëshmuan se bashkimi politik, besimi i qytetarëve dhe përkushtimi i përbashkët sjellin rezultat.
Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve. Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi”,-thuhet në mesazh./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

