Lajme Zone
Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona
TeknologjiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës, zbardhet vendosja e tritolit disa ditë më parë, arrestohen dy persona

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 28 gusht në lagjen nr. 3, ku u konstatua një sasi lënde plasëse e lidhur me një aparat telefonik celular. Në pranga kanë rënë dy persona, të dy banues në Durrës.

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 28 gusht në lagjen nr. 3, ku u konstatua një sasi lënde plasëse e lidhur me një aparat telefonik celular. Në pranga kanë rënë dy persona, të dy banues në Durrës. Në vijim të hetimeve të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, është finalizuar operacioni i koduar “Sinjali”. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar shtetasit S. Ç., 47 vjeç, dhe M. T., 46 vjeç, të dy banues në Durrës, të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës plasëse. Ngjarja u regjistrua më 28 gusht 2026, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit, ku u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse. Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate telefonikë celularë, të cilët pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme për të përcaktuar rolin e tyre në ngjarje. Dy të arrestuarit dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat dhe motivin e ngjarjes.