Lajme Zone
Durrës/ Makina përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri! Shoferi largohet nga vendngjarja
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës/ Makina përplaset me bordurën, humb jetën pasagjeri! Shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Durrës, në lagjen nr.13, ku një drejtues automjeti ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë, humbi jetën pasagjeri i moshës 48 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit, 39-vjeç është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij. LEXO edhe...Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) "Rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, lagja Nr.13, Durrës, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja", njoftoi sot policia Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit. Xh.K/ReportTv.al Durres aksident rrugor Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.4% Veliajn 24.4% Asnjërin 21.2% Vota total: 386 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?