Lajme Zone
Durrës, humb jetën në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Durrës, humb jetën në kantierin e ndërtimit 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në një kantier ndërtimi në Durrës, teksa ishte duke punuar.

Një 40-vjeçar ka humbur jetën këtë të enjte në një kantier ndërtimi në Durrës, teksa ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, ku sipas policisë, shtetasi me inicialet E. L., rreth 40 vjeç, është ndjerë keq teksa punonte në kantier. Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.