Dy faza të tjera të operacionit të koduar “Siguria” janë finalizuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh në Durrës, duke goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe parandaluar një tentativë vjedhjeje.
Gjatë kontrolleve të intensifikuara, patrullimeve dhe punës informative në terren, në kuadër të masave të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar për dy ngjarje të ndryshme.
Në rastin e parë, është arrestuar në flagrancë një shtetas suedez, 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, policia i gjeti një armë zjarri, pistoletë, me karikator të mbushur me fishekë. Arma dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, në një tjetër rast, policia ka parandaluar vjedhjen e një kasaforte murale. Në afërsi të banesës ku ndodhej kasaforta, u arrestua 24 vjeçari, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së vjedhjes.
Në vijim të hetimeve, policia ka identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar të tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet Durrës

