Erion Veliaj shfaqet duke akuzuar dhe shpalos pika në një letër të shkruar prej tij ku mesazheri ka qenë ministri Toni Gogu.
Te faqja e parë e letrës na shkruante që edhe e kishte urdhëruar Edi Rama vetë, pastaj edhe e kishte urdhëruar Edi Rama, Toni Gogun. Faqja e parë që zbulon mashtrimet e Veliajt 3 Nëntor, 18:42 Por megjithëse ishte në luftë me Edi Ramën, ky i fundit ka çuar Gogun dhe, sipas Veliajt, i ka thënë se duhet t’ia japë bashkinë Arbër Hajdarit, nuk i kanë thënë tek Ogerta Manastirliu.
Pastaj te faqja e dytë na thotë edhe “313” që e ka në përgjime, thotë edhe “prishjen e rendit kushtetues 100 vjet burg” për të bërë viktimën. Se si mund t'i bëhen 100 vjet burg vetëm ky e di në mashtrimet që bën. Pasi kemi trajtuar pikën e parë dhe të dytë me detaje, nga letra e Veliajt, kemi edhe një pikë të fundit.
Pika e fundit është “mos u këshillo më me Plarent Ndrecën”.
Budallallëk më të madh nuk ka, mashtrim dhe idiotësi më të madhe nuk ka. Po, pse, do t'i thotë Edi Rama ose Toni Gogu me kë të konsultohet Erion Veliaj?
Ai i ka zgjedhur vetë kompaninë lobuese në SHBA, edhe studion ligjore në Britani, edhe avokatin e tij e ka zgjedhur vetë. Deri më sot ka paguar mbi 500 mijë dollarë, kjo sipas deklarimeve në SHBA, këto në Shqipëri ende nuk dihen. Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë 3 Nëntor, 16:13 Pse duhet t'ia marrë Rama përsipër avokatin?
Pse duhet t'ia marrë përsipër Rama mbrojtjen ligjore?
Pse duhet t'i thotë Erion Veliajt “mos dëgjo Plarent Ndrecën, po dëgjo ndonjë tjetër”?
Meqenëse Rama nuk e do Erion Veliajn dhe po hakmerret siç pretendon vetë zdromsi, pse duhet t'ia japë një këshillë kaq të mirë: “Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën”?
Plarent Ndreca është më i duhuri për Ramën, sipas logjikës së Veliajt. Ndreca ka humbur çdo çështje, në çdo nivel gjykate Erion Veliaj ndodhet në burg. Faqja e parë që zbulon mashtrimet e Veliajt 3 Nëntor, 18:42 Çështja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është bërë një çështje e rëndomtë propagande.
Pse duhet ta këshillojë Edi Rama, kur e ka inat, e urren dhe do ta dëmtojë Veliajn: Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën? Për çfarë arsye? Se kjo nuk ka kuptim.
E vërteta është se çështja e Erion Veliajt ka hyrë në qorrsokak. Ai nuk do të gjykohet dhe të gjitha shpresat i ka se do të kapë ndonjë gjë në Strasburg.
Letra e publikuar nga Veliaj, e gjitha në një analizë të thjeshtë, po t’i marrësh faqen e parë dhe të tria pikat, në fillim na thotë se Edi Rama ka urdhëruar Toni Gogun, pastaj na thotë se Rama e ka anashkaluar Toni Gogun dhe e ka bërë vetë, pastaj thotë “Flamingot” dhe 100 vite burg te “313”, ku ky na del në përgjime. Duke zbërthyer mashtrimet e Veliajt…/ Pjesa e tretë 4 Nëntor, 12:32 Duke zbërthyer mashtrimet e Erion Veliajt…/ Pjesa e dytë 4 Nëntor, 11:51 Pastaj na thotë ik nga Bashkia e Tiranës po çoja këtij Arbër Hajdarit, meqenëse përflitet nëpër Tiranë dhe në fund na del që mos u këshillo me Plarent Ndrecën.
Kjo e fundit është qershia mbi tortë. Rama edhe kërkon ta grijë Veliajn, edhe e ndihmon duke e këshilluar për Ndrecën, një ish-jurist i OSHEE-së, (të na falin juristët e OSHEE-së se u ulëm standardin)./ CNA Duke zbërthyer mashtrimet e Veliajt…/ Pjesa e tretë 4 Nëntor, 12:32 Duke zbërthyer mashtrimet e Erion Veliajt…/ Pjesa e dytë 4 Nëntor, 11:51 Faqja e parë që zbulon mashtrimet e Veliajt 3 Nëntor, 18:42 Hollivudi i Fierit: Sekreti i Ditarit të Lalit 3 Nëntor, 17:42 "HAHAHA, PO KJO ISHTE LOJË MORE!"/ Erion Veliaj u bën letër të hapur shqiptarëve 3 Nëntor, 17:17 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë 3 Nëntor, 16:13 Skema e Veliajt është viktimizimi/ Ardit Gjoklaj nuk harrohet 3 Nëntor, 12:32 Pse nuk besohet Erion Veliaj? 3 Nëntor, 12:18 A besohet autori i "Griseldës" dhe avokati i tij? 3 Nëntor, 09:20 Mero Baze: Unë e mësova Erion Veliajn 2 Nëntor, 21:42 Griselda dhe “pastori” i drejtësisë 2 Nëntor, 21:36 Pse dhe si e sulmon Partinë Socialiste Erion Veliaj? 2 Nëntor, 21:24 Tri absurditete dhe një letër/ Plani personal i Veliajt përmbi presionin e Ramës 2 Nëntor, 20:00 Tri "dhuratat" e Veliajt dhe loja e mundshme me Ramën për ta shndërruar në të burgosur politik 2 Nëntor, 18:57 HOLLIVUDI I FIERIT OSE "LALI TALL-ALL" 2 Nëntor, 18:33 Letra e Veliajt për Ramën, një ushtrim i mjerueshëm në të shkruar dhe në të menduar 2 Nëntor, 18:03 Kurthi i Veliajt, Rama duhet të mos bjerë në grackën e kryebashkiakut që e mbajti në pushtet 2 Nëntor, 17:51 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
