Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dukat, kultivoi 135 bimë narkotike/ Arrestohet 33-vjeçari


Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin Dukat.

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi kultivoi bimë narkotike në fshatin Dukat. H.K., u arrestua në flagrancë pas kontrolleve policore dhe hetimeve disajavore. Njoftimi: Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Afternoon”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dukat. Kapet në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar 135 bimë narkotike dhe vihet në pranga 33-vjeçari. Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Afternoon”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin H. K., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb