Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e bërë nga avokatët e huaj të kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Avokatët kërkuan që të kishin një takim me Veliajn deri më 10 shtator, takim i cili sipas tyre ishte i nevojshëm pasi duhej të nënshkruhej aplikimi për dërgimin e çështjes së arrestit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. SPAK e ka refuzuar takimin në datën e kërkuar, pa asnjë arsye. Aplikimi në Strasburg tashmë do realizohet pa takimin e programuar me avokatët britanik, për shkak të refuzimit të SPAK. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

