Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Duart e errëta duan t'u vënë maskat fëmijëve tanë', Kumbaro apel prindërve mes protestave: Mos i lini të bëhen viktima të kaosit! Shkollat vijojnë mësimin, mësuesit në detyrë


Nxënësit në rrugë mes protestave në Tiranë, Kumbaro: Mos lejoni që fëmijët të përdoren për qëllime të errëta! Shkollat vijojnë mësimin

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë sot thirrje prindërve, nxënësve, studentëve dhe mësuesve të bashkëpunojnë për të mbrojtur fëmijët dhe nxënësit e mitur nga përfshirja në aktet e dhunës dhe shkatërrimit gjatë protestave. Duke iu referuar pamjeve të akteve kaotike të nxënësve, sidomos të miturve, Kumbaro foli për “duar të errëta” që, kërkojnë t'i përdorin fëmijët për qëllime të tjera, duke theksuar se nuk janë nxënësit dhe studentët ata që shkatërrojnë pronën publike apo bizneset private. Ministrja nënvizoi se të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë dhe të shprehin pakënaqësitë e tyre, por kjo duhet të bëhet përmes dialogut dhe komunikimit, jo përmes dhunës. LEXO edhe...Dhuna në Shkodër, policia shoqëron në komisariat 2 protestues! Pamjet e momentit Kumbaro theksoi se Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me shkollat dhe universitetet, ndërsa mësuesit vijojnë të jenë në krye të detyrës dhe të zhvillojnë procesin mësimor. Ajo kërkoi bashkëpunimin e prindërve dhe arsimtarëve për të garantuar sigurinë fizike të fëmijëve dhe për të ruajtur shkollën si vatër dijeje. Ministrja iu drejtua gjithashtu mediave, shoqërisë civile dhe komuniteteve, duke u bërë thirrje të mos lejojnë që fëmijët të përdoren për qëllime që, sipas saj, synojnë destabilizimin e Shqipërisë. Kumbaro theksoi se institucionet arsimore do të vijojnë komunikimin me prindërit dhe nxënësit, duke mbështetur të drejtën e të rinjve për t'u shprehur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore. Deklarata e plotë e ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro "Të dashur prindër dhe nxënës, studentë dhe mësues, në këtë orë kur shohim përmes ekraneve lëvizje kaotike të nxënësve, sidomos të atyre të miturve, dua të ndaj me ju një thirrje për bashkëpunim si ministre e Arsimit, por edhe si nënë. Ndërkohë që “duart e errëta” hedhin tymin e errët të shashkave të shkatërrimit, qoftë në pronat publike apo në bizneset private, nuk duhet të lejojmë të gjithë bashkë që fëmijët tanë të jenë viktima të kësaj tymnaje. Ndërkohë që flasim, në shumë shkolla nga shkollat tona vazhdon mësimi në mënyrë normale. E di që një pjesë e nxënësve nga prindërit e tyre janë tërhequr nëpër shtëpia, me të drejtën legjitime për t'i mbrojtur nga përplasjet, për t'i mbrojtur nga tymnaja e zezë dhe sidomos nga “duart e errëta”, që të gjithë e dimë të kujt janë, që në këtë moment duan që maskat e tyre t'ua vënë fytyrave të fëmijëve tanë, nxënësve tanë. Kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim, kemi ndërtuar bashkë, të dashur prindër, shumë programe edukimi që ju i keni mbështetur në shkollat që nga klasa e parë deri në maturë. Jemi në komunikim me të gjitha universitetet. Nuk janë studentët, nuk janë nxënësit ata që shkatërrojnë. Nuk janë nxënësit, nuk janë studentët ata që thyejnë bizneset me të cilat mbahen mijëra familje, përfshi dhe familjet e vetë fëmijëve tanë. Prandaj e vetmja mënyrë që ne kemi është që energjinë pozitive, por edhe të drejtën legjitime të rinisë për të protestuar, ta kthejmë në rrugë dialogu. Kemi qenë gjithmonë bashkë në komunikim dhe do të vazhdojmë të jemi. Do të vazhdojmë të jemi që shkolla të mos jetë vendi që shkatërrohet nga “duart e zeza”, të cilat duhet t'i mbajmë larg dhe të mos na i kthejnë fëmijët në viktima të kaosit. Po të jemi bashkë që këto shkolla të jenë vatrat e dijes, sikurse bashkë i kemi ndërtuar, i kemi trashëguar të tilla dhe duhet t'i mbajmë dhe t'i lëmë stafetë të tilla. Prandaj, ashtu sikurse gjithmonë kemi punuar dhe diskutuar, ju ftoj që në radhë të parë të kemi bashkëpunim për të mbrojtur fëmijët, për të garantuar sigurinë e tyre fizike, që të mos merren peng nga rrëmuja dhe nga kaosi. T'i dëgjojmë ata, t'u japim mundësinë të flasin jo përmes shkatërrimit, por përmes komunikimit, ju si prindër edhe ne si arsimtarë. Ndërkohë që flasim, arsimtarët dhe mësuesit janë në krye të detyrës, janë nëpër shkolla, janë duke mbyllur orarin ditor të mësimit. Prandaj vetëm komunikimi në të gjitha rrugët, përfshi edhe këtë mesazh të shkurtër, është rruga më e mirë e bashkëpunimit që dhe fëmijët të kenë të gjithë të drejtën të shprehen, edhe të drejtën të protestojnë në mënyrë legjitime, por ta bëjnë atë ashtu sikurse ju i keni mësuar, ashtu sikurse ne bashkë e ndërtojmë komunikimin në të gjitha programet tona. Prandaj e kërkoj këtë bashkëpunim, duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj dhe shqetësimin e të gjithë mësuesve që janë ata që kujdesen për dijet, mos t'ia humbasim shkollës qëllimin kryesor të ekzistencës së saj, të vatrës së dijes. Të dashur prindër, të dashur mësues, të gjithë bashkë, por i drejtohem edhe shoqërisë, edhe mediave, edhe shoqërisë civile, edhe lagjeve dhe komunitetit: Ju lutem, në radhë të parë si prindër, por edhe si qytetarë të këtij vendi, të mos lejojmë që fëmijët tanë të përdoren për qëllime të errëta të duarve të liga që kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë. I kemi ndërtuar gjithmonë gjërat me dialog dhe komunikim dhe do të jemi në vazhdimësi çdo orë këtu për t'ju përgjigjur" Ora 13:36 Balla publikon foton: Turistët e frikësuar strehohen në kishë gjatë protestës, apel prindërve të mos lejojnë fëmijët të përfshihen në dhunë Ministri Taulant Balla ka reaguar sërish përmes një postimi lidhur me protestat, duke pretenduar se turistët janë frikësuar dhe janë strehuar brenda një kishe.“Prindër, mos i lini fëmijët t’i përdorin për agjenda dhune dhe shkatërrimi!”, shkruan Balla në reagimin e tij, duke iu drejtuar prindërve me thirrjen për të mos lejuar përfshirjen e të rinjve në akte dhune dhe dëmtimi të pronës. Share U.D/E.H/ReportTv.al Mirela Kumbaro protestat kunder qeverise Tirane ministria e arsimit Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 22.8% Jo 72.4% Disi 4.9% Vota total: 123 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?