Lajme Zone
“Duam të takojmë Kryeministrin”, Rama pret tre të moshuarit në vilën qeveritare në Pogradec
PolitikëTop Channel

“Duam të takojmë Kryeministrin”, Rama pret tre të moshuarit në vilën qeveritare në Pogradec

Pas takimit me ministrat në ditën e dytë të tij në Pogradec, Kryeministri Edi Rama ka pritur në vilën qeveritare disa të moshuar.

Pas takimit me ministrat në ditën e dytë të tij në Pogradec, Kryeministri Edi Rama ka pritur në vilën qeveritare disa të moshuar. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur të moshuarit hyjnë në vilën qeveritare njëri pas tjetrit për t’u takuar me Kryeministrin e vendit.

Në prononcimin për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, disa prej tyre kërkojnë zgjidhje të problemeve.

“Dua të takoj Kryeministrin. Dua t’i them pse nuk më kanë kthyer pasurinë. Nuk kam marrë asgjë. Nuk është zgjidhur ky problem. Ai mund ta zgjidhë, askush tjetër”, u shpreh një prej të moshuarve. Top Channel