Lajme Zone
'Duam një fitore të plotë', presidenti Trump: SHBA-të nuk filluan një luftë me Iranin, ata kanë zhvilluar një luftë kundër nesh që nga viti 1979
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Duam një fitore të plotë', presidenti Trump: SHBA-të nuk filluan një luftë me Iranin, ata kanë zhvilluar një luftë kundër nesh që nga viti 1979

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk e nisën luftën me Iranin, por se Teherani ka qenë në konflikt me Uashingtonin që prej vitit 1979. Gjatë një ceremonie për Ditën e Veteranëve, Trump u shpreh se kjo përballje duhej të ishte zgjidhur shumë kohë më parë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk e nisën luftën me Iranin, por se Teherani ka qenë në konflikt me Uashingtonin që prej vitit 1979. Gjatë një ceremonie për Ditën e Veteranëve, të mbajtur në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, Trump u shpreh se kjo përballje duhej të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. LEXO edhe...Protestat/ Rama: Revolucioni i ‘flamingove’, rezultat i urrejtjes së madhe ndaj Trump! Gjetën bulevardin e Tiranës për betejën e tyre, njësoj si Çezari që luftoi Pompeun në jug të Shqipërisë (VIDEO) Duke folur në Amfiteatrin Memorial të varrezave, presidenti amerikan pretendoi se SHBA-të e kanë fituar luftën me Iranin, por theksoi se administrata e tij synon një fitore të plotë. “Është vetëm çështje kohe se kur duam ta përfjmë atë. Ne duam të sigurojmë një fitore të plotë, jo një fitore prej 93%”, deklaroi Trump. Ai paralajmëroi se konflikti mund të përfjë së shpejti, duke pretenduar se Irani do të ketë nevojë për rreth 25 vjet për të rindërtuar atë që është shkatërruar gjatë luftës. “Do t’u duhen atyre 25 vjet për të rindërtuar atë që shkatërruam dhe shpresoj se nuk do të na duhet të shkatërrojmë më shumë nga ky vend”, u shpreh ai. Gjatë fjalimit të tij, Trump bëri gjithashtu një krahasim mes konflikteve të mëparshme ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, si luftërat në Kore, Vietnam, Irak dhe Afganistan, dhe operacionit amerikan në Venezuelë, që sipas tij çoi në rrëzimin e presidentit Nicolas Maduro në janar. Duke iu referuar kohëzgjatjes së këtyre konflikteve dhe numrit të viktimave, ai pretendoi se SHBA-të nuk kishin përfituar pothuajse asgjë prej tyre, ndërsa operacionin në Venezuelë e përshkroi si një sukses të jashtëzakonshëm, që sipas tij përfi brenda 48 minutash. Trump u ndal edhe te përfitimet ekonomike që, sipas tij, Shtetet e Bashkuara do të kenë nga nafta dhe burimet e tjera të Venezuelës. “Ne fitojmë miliarda e miliarda dollarë nga nafta dhe të gjitha llojet e tjera të mallrave. Do të jenë qindra miliarda. Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë dhe ne tashmë e kemi mbuluar koston e luftës shumë, shumë herë”, deklaroi ai. Xh.K/ReportTv.al donald trump SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.5% Veliajn 16.3% Asnjërin 36.2% Vota total: 3373 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?