Një ngjarje e pazakontë është regjistruar këtë të premte në qytetin e Peshkopisë, ku një sasi lënde eksplozive dyshohet se i është dërguar një biznesi karburanti, e fshehur brenda një kutie picash. Sipas informacioneve paraprake, brenda kutisë është gjetur edhe një letër kërcënuese, përmes së cilës pronarit të karburantit i kërkohej të paguante 50 milionë lekë brenda dy orëve. Në të kundërt, autori e kërcënonte se do të hidhte në erë biznesin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Spitalit të Dibrës. Pas zbulimit të pakos, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

