Lajme Zone
Droni shpërthen mbi Bullgari/ Mjeti kaloi pa u zbuluar nga dy shtete dhe ra pranë gazsjellësit strategjik
BotëTop Channel

Droni shpërthen mbi Bullgari/ Mjeti kaloi pa u zbuluar nga dy shtete dhe ra pranë gazsjellësit strategjik

Një dron i paidentifikuar shpërthyeu sot në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë.

Një dron i paidentifikuar shpërthyeu sot në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë. Sipas autoriteteve, pajisja fluturuese hyri nga territori rumun dhe shpërtheu rreth një kilometër larg një stacioni kompresimi të gazsjellësit Transballkanik, pranë ish-pikës kufitare të Kardamit.

Kryeministri bullgar Rumen Radev deklaroi se zhurma e dronit ishte dëgjuar nga policia kufitare rumune, ndërsa patrullat bullgare regjistruan më pas një shpërthim të fuqishëm. Vendi ku ra droni u identifikua menjëherë dhe nuk u raportuan viktima, dëme në ndërtesa apo në infrastrukturë. Radev pranoi se sistemet e Bullgarisë dhe Rumanisë nuk arritën ta zbulonin dronin gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të të dyja vendeve.

Pas incidentit, autoritetet urdhëruan shtimin e mbikëqyrjes në rajon dhe nisën hetimet për të përcaktuar llojin dhe origjinën e mjetit. Zona e Kardamit konsiderohet pjesë strategjike e Korridorit Vertikal të Gazit, i cili transporton gaz të lëngshëm nga Greqia drejt vendeve të Europës Juglindore dhe Qendrore.

Incidenti ndodh pasi Rumania rrëzoi tre dronë në fund të korrikut, të paktën njëri prej të cilëve u identifikua si i tipit “Shahed”, i përdorur nga forcat ruse. Bullgaria dhe Rumania, të dyja vende të NATO-s në Detin e Zi, po përballen me rritjen e incidenteve të lidhura me luftën në Ukrainë. Top Channel