Monitorimi me dronë nga ajri për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, zbuloi këtë parcelë kanabisi në dibër.
Droga u zbulua dhe u asgjësua nga policia e Dibrës, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona të dyshuar si kultivuesit e saj.
Operacioni antidrogë i koduar “Deja”, u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga strukturat e hetimit të krimeve dhe kontrolleve intensive. Gjatë ndërhyrjes, në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, në territorin e Bashkisë Dibër, policia zbuloi konkretisht parcëlen e mbjellë me 1121 bimë kanabisi. Në flagrancë u arrestuan Arjan Karaj, 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe Aurel Bajraktari, 39 vjeç, banues në fshatin Derjan të Matit. Sipas policisë, të dy dyshohen se kishin kultivuar bimët narkotike në një sipërfaqe toke publike.
Të 1121 bimët u asgjësuan me djegie në vendngjarje, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për vijimin e hetimeve dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Anash*FokusAktualitet

