Lufta në Ukrainë po afron gjithnjë e më shumë kufijtë e NATO-s. Lituania mbylli përkohësisht aeroportin e Vilniusit pasi u raportua për praninë e mundshme të një droni në hapësirën ajrore të vendit, ndërsa Aleanca kërkoi ngritjen e një avioni luftarak nga baza ajrore e Shiauliait, ku ndodhet kontingjenti italian në kuadër të misionit të mbrojtjes ajrore të Baltikut. Autoritetet lituaneze nuk ndërprenë maratonën që po zhvillohej në kryeqytet, por incidenti vjen në një kohë kur vendet përgjatë kufirit lindor të NATO-s kanë raportuar disa raste të dronëve që kanë hyrë në hapësirën e tyre ajrore që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Alarmi erdhi vetëm pak orë pasi Rusia goditi me dronë zonën e Jahodinit, vetëm dy kilometra nga kufiri mes Ukrainës dhe Polonisë. Sulmi dëmtoi lokomotivën e një treni pasagjerësh që udhëtonte nga Kievi drejt Varshavës, si edhe një pikë karburanti pranë vendkalimit kufitar. LEXO EDHE:Sfida më e madhe e tranzicionit? Rama: Ëndrra e Bashkimit Europian bën diferencën (VIDEO) Sipas kompanisë hekurudhore ukrainase Ukrzaliznytsia, ekuipazhi ishte paralajmëruar paraprakisht për rrezikun dhe për këtë arsye nuk pati të plagosur mes pasagjerëve. Sulmi shkaktoi gjithashtu një zjarr të madh në pikën e karburantit, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat ukrainase tregojnë flakë që përfshijnë edhe disa kamionë pranë kufirit. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, e cilësoi sulmin një mesazh të drejtpërdrejtë për Bashkimin Evropian dhe NATO-n. "Ky është terrori i Putinit që po troket drejtpërdrejt në dyert e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Barbarët rusë janë tashmë te dyert tuaja", shkroi ai në rrjetin social X. Ndërkohë, Ukraina vijoi sulmet me dronë edhe në territorin rus. Objektiv ishte zona industriale e qytetit Nizhnekamsk, në republikën e Tatarstanit, ku ndodhen disa nga rafineritë më të mëdha të naftës në Rusi, mbi 1.200 kilometra larg kufirit ukrainas. Sipas autoriteteve ruse, sulmi la dy të vdekur dhe 12 të plagosur. Moska tha se një dron goditi pranë një automjeti ku ndodheshin katër të rinj, dy prej të cilëve humbën jetën. U dëmtua edhe një ndërtesë banimi, ndërsa në një impiant industrial shpërtheu zjarr. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ushtria goditi në rajonin e Odesës një qendër logjistike të kompanisë ukrainase Nova Poshta, e cila, sipas Moskës, përdorej për magazinimin dhe shpërndarjen e pajisjeve ushtarake. Përveç zhvillimeve në terren, vijojnë edhe përpjekjet diplomatike. I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, deklaroi se Uashingtoni ka përgatitur pjesën kryesore të një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës, por sipas tij pengesa kryesore mbetet refuzimi i Kievit për të pranuar kërkesat territoriale të Vladimir Putinit. "Nëse Ukraina do të pranonte të lëshonte territoret që kërkon Putini, ne do ta kishim tashmë një marrëveshje", tha Kushner, duke shtuar se synimi i ndërmjetësve është gjetja e një formule për ngrirjen e konfliktit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:39 Kremlini: Po përgatiten bisedime të reja trepalëshe me SHBA-në dhe Ukrainën në tetor Moska shpreson që në tetor t të zhvillohet një raund i ri bisedimesh trepalëshe mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për median Izvestia se ideja e një takimi të tillë është diskutuar dhe se Rusia ndan të njëjtin qëndrim me Jared Kushner. Ai shtoi se aktualisht nuk ka propozime të reja, por qëllimi i bisedimeve është pikërisht gjetja e alternativave për zgjidhjen e konfliktit. Ndërkohë, këshilltari i Vladimir Putinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, deklaroi se përparimi në çështjen territoriale do ta bënte më të lehtë arritjen e marrëveshjeve edhe për temat e tjera që mbeten të hapura. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:14 Mbyllet aeroporti i Vilniusit, alarm për një dron në hapësirën ajrore të Lituanisë Lituania mbylli përkohësisht aeroportin e Vilniusit pasi u raportua për praninë e mundshme të një droni në hapësirën ajrore të vendit.Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Krizave bëri të ditur se NATO kërkoi ngritjen e të paktën një avioni luftarak nga baza ajrore e Shiauliait, ku aktualisht ndodhet kontingjenti i Forcave Ajrore italiane në kuadër të misionit të NATO-s për mbrojtjen ajrore të Baltikut. Pavarësisht alarmit, maratona që po zhvillohej në Vilnius nuk u ndërpre.Vendet përgjatë kufirit lindor të NATO-s kanë raportuar edhe më parë incidente me dronë që kanë hyrë në hapësirën e tyre ajrore, ngjarje që lidhen me luftën e nisur pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: lufta ne ukraine moska Rusi poloni nato BE lituani sulm me dron Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6868 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

