Një lajm në disa portale në Shqipëri ngriti alarmin se gati 300 të rinj kishin përfunduan në urgjencën e QSUT-së, nën efektin e një droge që mund t’i ishte hedhur fshehurazi në pije gjatë festimeve në lokale të ndryshme në Tiranë për halloween. Shefi i Toksikologjisë Andrin Tahiri tha se lajmi është i rremë dhe se në QSUT janë paraqitur vetëm disa të rinj që kishin abuzuar me alkoolin, dhe jo nën efektin e drograve të ndryshme “Në vijim të lajmit të fundit për paraqitjen e një fluksi të rinjsh të reja te QSUT urgjenca për asistencë toksikologjike është lajm i rremë. Pra lajmi prej 300 të rinjsh të rejash është ‘fake’ LEXO EDHE:Filmi i animuar shqiptar 'Zemërimi i shkronjave' do të restaurohet pas 45 vitesh, Autorja: Fëmijët ta ruajnë gjuhën shqipe si sytë e ballit (VIDEO) Lajmi është për abuzim me alkoolin dhe rape drug. Ajo ka qenë ditë feste ku fluksi rritet por jo në ato përmasa, dhe jo me rape drugs. Ajo është drogë e re që jep efektet e një amnezie të plotë për atë që e përdor apo abuzon, nuk kundërshton dhe quhet droga e përdhunimit. Raste të tilla nuk kemi pasur. Për ironi të fatit mund t’ju them që atë ditë asistencë të mirëfilltë toksikologjike është kërkuar vetëm për 1 rast”, tha doktor Andrin Tahiri. Xh.K A.Hl Shqiptarja.com TAG: halloween Tirane andrin tahiri QSUT Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Erik: 02/11/2026 14:11 Jane myslot e revolucionit qe prodhojne keto lajme pacavure. Përgjigju Sondazhi i ditës:
29 Tetor, 18:29
A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.8% Jo 42.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 663 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?
