Lajme Zone
Drogë mes trëndafilave/ Sekuestrohen 100 kg kokainë në aeroportin e Athinës! 6 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Drogë mes trëndafilave/ Sekuestrohen 100 kg kokainë në aeroportin e Athinës! 6 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë

Një ngarkesë me trëndafila të freskët, e ardhur nga Kolumbia, ka vënë në lëvizje autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s, pasi brenda saj u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë.

Një ngarkesë me trëndafila të freskët, e ardhur nga Kolumbia, ka vënë në lëvizje autoritetet greke dhe agjentët amerikanë të DEA-s, pasi brenda saj u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Operacioni u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës në aeroportin e Athinës dhe rezultoi me arrestimin e gjashtë personave. Sipas informacioneve paraprake, mes tyre janë edhe shqiptarë. LEXO edhe...Pësoi atak kardiak, shuhet në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis Lënda narkotike ishte kamufluar mes ngarkesës me lule, në një përpjekje për ta futur atë në territorin grek pa u zbuluar. Policia Greke dhe agjentët e DEA-s amerikane vijojnë hetimet për të zbardhur aktivitetin e plotë të grupit të dyshuar kriminal. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që në këtë rrjet të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar apo arrestuar. Pjesë e hetimit është edhe përcaktimi i destinacionit ku ishte planifikuar të dërgohej sasia e kokainës, si dhe identifikimi i të gjithë personave që mund të kenë pasur rol në transportin dhe shpërndarjen e saj. Xh.K/SI.E./ReportTv.al greqi droge athine shqiptar Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 3333 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?