Protestuesit bllokojnë rrugët Protestuesit kanë nisur marshimin, duke bllokuar fillimisht një krah të Unazës teksa kanë paralajmëruar bllokimin edhe në akse të tjera të kryeqytetit. Ka nisur marshimi qytetar nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa protestuesit kanë bllokuar disa akse të qytetit. Edhe këtë të mërkurë, ata kanë zgjedhur të ndjekin skenarin e një dite më parë, duke e zhvendosur protestën nga sheshi në rrugët e kryeqytetit.
Fillimisht, protestuesit kanë bllokuar njërin krah të Unazës, duke penguar lëvizjen e automjeteve. Marshimi pritet të zhvendoset më pas drejt akseve të tjera të Tiranës, ku tubuesit synojnë të ndjekin të njëjtin skenar, duke intensifikuar aksionin e tyre qytetar.
Protestuesit janë stacionuar pranë Shallvareve, ku kanë bllokuar edhe urën që lidh zonën e ish-Bllokut me Shallvaret, ndërsa kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, një pjesë e protestuesve ka bllokuar Rrugën e Elbasanit, ndërsa tubuesit janë shpërndarë në disa prej kryqëzimeve kryesore të Tiranës, duke ndërprerë qarkullimin në disa akse. Të rinj e të reja, gra, fëmijë dhe të moshuar i janë bashkuar tubimit, i cili këtë të mërkurë shënon ditën e 102-të. Me flamuj kombëtarë, banderola dhe pankarta në duar, pjesëmarrësit kanë vijuar marshimin pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë.
“Rama jep dorëheqjen”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” dhe “Ju erdhi fundi” ishin disa prej thirrjeve që u dëgjuan gjatë marshimit. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë klasës politike, të cilën e bëjnë përgjegjëse për situatën në vend.
Gjatë tubimit u dëgjuan gjithashtu thirrjet “Poshtë komunizmi” dhe “Poshtë patronazhistët”.
Pas më shumë se 100 ditësh tubime, pjesëmarrësit deklarojnë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se do ta vijojnë atë që e cilësojnë si “revoltë qytetare”.
Përpara nisjes së marshimit, aktivistët mbyllën fjalimet para Kryeministrisë dhe u kërkuan pjesëmarrësve të pastronin zonën nga mbeturinat e krijuara gjatë tubimit.
Në këtë moment nuk mungoi as ironia ndaj qeverisë. Aktivistët kërkuan që mbeturinat të mblidheshin, duke thënë se në të kundërt “do të shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë”.
Më pas protestuesit u nisën në marshim drejt Sheshit Skënderbej, pikë nga ku kishte nisur edhe tubimi. Lëvizja e tyre në grup nëpër rrugët e kryeqytetit solli bllokimin e qarkullimit në akset ku kaloi marshimi.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e klasës politike, ndërsa kanë paralajmëruar se tubimet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
rruge fkl zdh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Sazan Guri thirrje nga protesta: Kauza mbi të gjitha, asgjë të mos na përçajë! 9 Shtator 2026, 21:0821:08Aktualitet “Ndërrojnë partitë, por jo oreksin për para”, ironizon qytetari: 1600 policë kundër vezëve dhe zërave 9 Shtator 2026, 20:5320:53Aktualitet “Na zhvasin edhe me ligj”, protestuesja: Në Shqipëri çmimet 10 herë më të larta se në Europë 9 Shtator 2026, 20:4620:46Aktualitet Ron Yeffet dhe skema e dyshuar e trafikut të armëve, aktivisti: Sikleti më i madh i Ramës! 9 Shtator 2026, 20:3420:34Aktualitet Protestuesit thirrje SPAK-ut: Arrestoni Ramën, Ahmetaj ja nxorri të palarat 9 Shtator 2026, 20:3420:34Aktualitet Protestuesit bllokojnë Unazën e Tiranës, ndërpritet qarkullimi në të dyja anët (Video) 9 Shtator 2026, 20:2920:29Aktualitet

