Rama: Një e drejtë pa pasojë është vetëm një fjali e bukur në kod. prova e marrë në shkelje të ligjit nuk mund të përdoret. Gjykata mund ta kontatojë shkeljen edhe vetë. Krijohet një regjim i ndërmjetëm, përgjegjësia nuk mund të mbetet më pa emër.
Prokurori që përhap informacionin, oficeri që abuzon me flagrancën, duhet të përgjigjen penalisht. Shkelja mbetet shkelje. Ndryshon mënyrën si ushtrohen këto kompetenca dhe forcon kontrollin e gjykatës mbi to.
Për korrupsionin ruhen regjitme të posacme lufta ndaj korrupsionit dhe krimit nuk duhet të zbutet. Kjo paketë nuk rihap cështje të mbyllura. Rishikimi nuk është amnisti. Të drejtat nuk kanë parti, nuk kanë profesion as popullaritet ose vlejnë për të gjithë ose nuk janë më të drejta. Sa më e pavarur drejtësia aq më e lartë cilësia e arsyetimit të saj.
KiE na e kanë lënë të shkruar se pesha e garancive bie mbi një gjyqësor regjistrimi me zë e figurë dhe ruajtja e të dhënave kërkojnë infrastrukturë.
Ekzekutivi në këtë sfidë, që e konsideroj sfidë për dinjitet kombëtar, është cënim i drejtpërdrejtë i identitetit kombëtar që Shqipëria të figurojë si delja e zezë e Europës, dhe një dele e zezë që duket dy herë më larg se gjithë të tjerët, ndaj e konsideroj si sfidë të përbashkët, ku ekzekutivi ka përgjegjësinë e vet, dhe do e mbajë këtë përgjegjësi duke i vënë në dispozicion paketës gjithë atë që kërkohet prej nesh. Garancitë që kërkojnë nuk duhet të jenë vetëm në faqet e fletores zyrtare./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet rama

