Ka një pyetje që pas vendimeve të Hagës nuk mund të shmanget më: si është e mundur që, gati tri dekada pas luftës së Kosovës, bilanci i drejtësisë krijon përshtypjen se një peshë kaq e madhe ka rënë mbi drejtuesit e UÇK luftoi për çlirim kundër forcave të Slobodan Millosheviçit? Nuk bëhet fjalë për të mohuar krimet individuale dhe as përgjegjësinë penale të kujtdo që provohet se i ka kryer ato. Por drejtësia matet edhe me proporcionalitetin, kontekstin dhe mënyrën se si pesha e përgjegjësisë shpërndahet mes palëve të një konflikti. Dhe pikërisht këtu lind debati i madh për Kosovën. LEXO edhe...Frrok Çupi: Lotët pas dënimit të UÇK ishin si fjalë në varrim Lufta e viteve 1998-1999 nuk ishte një konflikt mes dy ushtrive dhe dy shteteve me fuqi të barabartë. Në njërën anë ishte aparati shtetëror jugosllav dhe serb, me ushtri, polici, struktura sigurie dhe një zinxhir shtetëror komandimi. Në anën tjetër ishte UÇK-ja, një forcë guerile shqiptare që luftonte kundër Beogradit. Vetë Tribunali Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka dënuar drejtues të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë e jugosllavë për krimet në Kosovë. Nikola Šainović u dënua përfundimisht me 18 vjet burg, Nebojša Pavković me 22 vjet, Sreten Lukić me 20 vjet, Vladimir Lazarević me 14 vjet dhe Dragoljub Ojdanić me 15 vjet. Vetëm këta pesë zyrtarë të lartë morën së bashku 89 vjet burg. Duke i mbledhur afërsisht dënimet për krime të lidhura me luftën e Kosovës nga ICTY, gjykatat e Serbisë, UNMIK/EULEX dhe gjykatat e Kosovës, dhe duke shtuar vendimet e Speciales deri sot, del një bilanc i frikshëm dhe i turpshëm. Në total janë dhënë për luftën afërsisht 480 vite butgim për shqiptarët kundrejt 330 viteve për serbët. Bilanci i vitit 2019 numëronte 38 shqiptarë të dënuar kundrejt 25 serbëve për krime lufte në Kosovë, duke kombinuar ICTY-në, gjykatat serbe dhe UNMIK/EULEX-in. Kësaj i shtohen vendimet e mëvonshme dhe sidomos Specialja. Por në qendër të kësaj historie qëndron një emër tjetër: Slobodan Millosheviçi, i cili nuk u dënua kurrë. Ai u transferua në Hagë në qershor të vitit 2001 dhe vdiq në paraburgim më 11 mars 2006. Tre ditë më vonë, procesi penal ndaj tij u mbyll pa një vendim përfundimtar. Pra, ai kaloi afro pesë vjet në paraburgim, por juridikisht nuk kreu asnjë ditë dënim me burg, sepse nuk pati kurrë një vendim fajësie. Po ashtu edhe Milan Milutinoviç, ish-presidenti i Serbisë, përgjegjës për nja 150 mijë të vrarë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës në të gjitha pikat e aktakuzës. Dhe këto janë turpet e Hagës që nuk arritën të merrnin një vendim, kryesisht për Millosheviçin, kriminelin më të madh që njohu Evropa pas Luftës së Dytë. Sot, vendimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së e bëjnë kontrastin edhe më të fortë. Si do ta regjistrojë historia faktin që Slobodan Millosheviçi, presidenti jugosllav gjatë luftës, vdiq pa u dënuar kurrë, ndërsa drejtuesit e UÇK-së po marrin dënime që maten me dekada? Nëse Haga synon jo vetëm të dënojë individët, por edhe të lërë një të vërtetë juridike që historia ta kuptojë, atëherë duhet të jetë në gjendje t’u shpjegojë viktimave dhe brezave që vijnë se drejtësia e saj ka qenë proporcionale. Sot përveç të tjerave, Specialja i detyrohet Kosovës një përgjigje shumë më të madhe sesa 81 vitet e burgimit të dhëna padrejtësisht. Madje i detyrohet të gjithë botës për shembull e keq që jep: Se kush mbrohet, ndëshkohet më tepër sesa agresori./Java News SI.E./ReportTv.al ardit rada Gjyqi ndaj UCK ne Hage Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.3% Nuk e di 5% Vota total: 1066 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

