GJKKO këtë të enjte ka marrë vendimin dhe ka liruar nga qelia Ermal Kurtulaj. Atij i është zbutur masa e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie. Ky vendim erdhi pas kërkesës së Kurtulajt pas kthimit te dosjes SASPAC për plotësim hetimesh në SPAK. Prokurorja Elida Kaçkini ka afat kohor deri në 30 tetor të plotësojë hetimet e munguara. Edhe ish-ministri Ilir Beqaj njëherazi ish-drejtor i SASPAC pritet t’i drejtohet GJKKO për zëvëndësim mase sigurie. Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 me urdhër të SPAK për abuzime me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Beqaj akuzohet për pesë vepra penale, “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”. GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh

