Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për një fraksion të dosjes ‘Revanshi’ duke dënuar me burg 5 anëtarë të grupit kriminal, mes të cilëve dy të afërm të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca. Ata janë shpallur fajtorë për kultivim të bimëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe sigurim kushtesh për vrasje. Për Adrian Piklin, ish-efektiv i forcave speciale RENEA dhe Devis Bajramaj, dënimi i 10 viteve burg u reduktua në 6.8 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. LEXO edhe...Vrasja e tregtarit në 2019 në Lushnjë ende pa ekzekutor, s’ka akuzë për Laert Haxhiun! Në gjykim ‘ushtari’ i tij Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të ish-deputetit socialist Eduard Ndreca dhe Edison Muçeku u dënuan secili me 8 vite burg që prej gjykimit të shkurtuar shkon në 5.4 vite. Armando Ndreca, vëllai i ish-deputetit Ndreca, u dënua me 11 vite burg që me gjykim të shkurtuar shkon në 7.4 vite. Sipas dosjes së SPAK, më 4 nëntor 2020, në Urën e Tapizës në Fushë-Krujë, Albert Zaja dhe persona të tjerë kanë tentuar të vrasin me armë zjarri Durim Bamin dhe Ervin Kodrën. Sipas hetimeve, në periudhën maj-korrik 2020, Albert Zaja dhe Edison Muçeku kanë siguruar mjetet për vrasjen e Hamza Terziut. Ndërsa gjatë muajve korrik-gusht 2020, edhe Elvis Ndreca ka siguruar mjetet për vrasjen e Durim Bamit. Sipas SPAK, në tetor 2020 Armando Ndreca ka organizuar dhe financuar grupin që prodhoi dhe shiti 243 kilogramë kanabis në Lezhë. Ndërkohë, gjatë viteve 2020-2021, Deivis Bajramaj dhe Adrian Pikli dyshohet se janë përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe municioneve, duke ua shitur ato edhe personave me precedentë penalë. Për Albert Zajën, i hetuar në të njëjtën çështje, dosja është veçuar dhe po ndiqet në një procedim të ndarë. Lajm në përditësim... --------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/ReportTv.al durim bami spak Eduard Ndreca elvis ndreca devis bajramaj adrian pikli Edison Muceku Albert Zaja revanshi GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 62.3% Jo 32.9% Disi 4.8% Vota total: 2523 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

