Lajme Zone
Dosja me mbi 20 persona/ Anila Hoxha zbulon në “Top Story” zhvillimet për Ballukun në SPAK: I komunikuan mbylljen e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja me mbi 20 persona/ Anila Hoxha zbulon në “Top Story” zhvillimet për Ballukun në SPAK: I komunikuan mbylljen e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tha në emisionin “Top Story” se SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tha në emisionin “Top Story” se SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave. Sipas saj, procesi përfshin më shumë se 20 persona, mes tyre ish-drejtorë të ARRSH-së dhe anëtarë të komisioneve të vlerësimit të ofertave.

Pas përfundimit të komunikimit të mbylljes së hetimeve për të gjithë personat e përfshirë, ata do të kenë 10 ditë kohë për të paraqitur kundërshtimet e tyre.

“8 ditë pas komunikimit të akuzave, SPAK sot i komunikoi mbylljen e hetimeve. Gjatë këtyre 8 ditëve janë komunikuar akuzat edhe një sërë ish-zyrtarësh të tjerë. Pasi të përfjë komunikimi i mbylljes së hetimeve për këtë listë të gjatë, do të kenë 10 ditë kohë për të kundërshtuar. Janë më shumë se 20 shtetas, ish-drejtorë të ARRSH-së, disa grupe anëtarësh të komisionit të vlerësimit të ofertave dhe Belinda Balluku me 5 akuza”, tha ajo. Top Channel