Lajme Zone
Dosja “Balluku”/ SPAK firmos kontrolle, BKH zbarkon në banesa e zyra
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja “Balluku”/ SPAK firmos kontrolle, BKH zbarkon në banesa e zyra

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka firmosur disa urdhra kontrolli në kuadër të hetimit ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Gazetarja Klodiana Lala tha për News24 se agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në banesa, zyra dhe ambiente të tjera, me qëllim zbatimin e urdhrave të miratuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake. Kontrollet po kryhen në Vlorë dhe Tiranë në kërkim të provave të reja, pasi gjatë hetimeve janë ngritur dyshime për elementë të tjerë që lidhen me çështjen. Veprimet hetimore vijnë në një kohë kur SPAK ka vendosur zgjatjen me tre muaj të hetimeve për Ballukun, e cila është ftuar të paraqitet më 31 korrik në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë, ish-ministrja ka kërkuar një datë tjetër, duke pretenduar se ka angazhime të tjera.

Belinda Balluku po hetohet nga SPAK për veprat penale të dyshuara të korrupsionit, pastrimit të parave dhe shkeljes së barazisë në tendera. Hetimi vijon, ndërsa pritet që kontrollet e kryera nga BKH të sjellin elementë të rinj në dosjen që po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Belinda Balluku