Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Tare është nën hetim nga prokurorët e posaçëm për “pastrim parash”. Paraqitja e ish-futbollistit në SPAK vjen pas marrjes në pyetje më herët të vëllait të tij, Agron Tares, i cili është thirrur nga prokurorët e posaçëm në kuadër të të njëjtit hetim. Hetimet janë pjesë e dosjes që lidhet me Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministre dhe ish-ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku prokurorët po hetojnë veprime dhe marrëdhënie financiare të disa personave të përfshirë në çështje. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
