Gjykata e Posaçme ka vendosur zbutjen e masës së sigurisë për ish-kreun e ARRSH Gentian Gjyli. Gazetaja Klodiana Lala raporton se ndaj tyre është vendosur masa detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Ndërkohë të njejtat masa sigurie janë vendosur nga GKKO edhe për ish-administratorin e KESH, Erald Elezi. Gjyli është nën akuzë në lidhje me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një çështje në të cilën është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

