Lajme Zone
Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi

Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agsin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.

Gjykata e Tiranës vendosi vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin, i akuzuar se zhduku nga shpëia e kushërirt të rij Ergys Agashi koleksionin e verave të shtrenjta me vlerë 950 mijë euro. Po ashtu, togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorisë për t’ia kaluar dosjen për kompetencë SPAK-ut. Agasi ka heshtur gjatë seancës për masën e sigurisë, ndërsa avokatët e tij e kundërshtuan kalimin e çështjes në Prokurorinë e Posaçme. Kërkesa u refuzua nga gjyqtari Dritan Hallunaj. Eno Agasi ishte shpallur prej disa muajsh në kërkim për zhdukjen e koleksionit të verës që SPAK e kishte sekuestruar në shtëpinë e Ergys Agasit, në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t. Ndaj tij rëndon akuza për “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. LEXO EDHE:GJKKO nuk tërhiqet nga rregullorja censuruese, Haxhia: Qëndrim i turpshëm, përshkallëzojmë bojkotin -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: eno agasi ergys agasi dosja akshi GJKKO Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Linda: 18/09/2026 14:44 E arrestuan dhe e lane ne burg per shishet e veres!!!!! Ku e gjeten kohen dhe rradhen per burgim per shishet qe mund te ishin dhe te skaduara????? Perse per vrasjet ne Gerdec dhe ne bulavard qe u groposen nen toke njerez dhe jo shishe nuk gjen kurre kohe drejtesia shqiptare dhe rradhe per haphjen e hetimeve ??Te apasionuar per shishet e veres dhe dosjen Balluku jane veten krimineli i Elbasanit dhe grabitqarja e vilave ne Hamallaj!!!! Cfare i lidh dhe perse zbatojn vetem denoncimet e kriminel Bardhit dhe Sude hajdute Tabakut drejtesia shqiptare???? Mos duhet ti hetoj dhe populli shqiptar keto skandale dhe ti zevendesoj punonjesit e drejtesis me personel te afte drejtues drejtesie??Ka patur nje periudh ne Shqiperi ku pashaportat origjinele shiteshin ne nje qytet te vogel malor haptas ne qeverisjen e Berishes dhe diplomat e cdo lloj dege !!Kurre nuk u bene hetime dhe ka ardhur koha ti hetojm me themel te spastrojm gjykatat,spitalet dhe kuvendin nga individet me diploma te blera!! Përgjigju Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.4% Nuk e di 4.7% Vota total: 3305 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?