TIRANË- “Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe nuk kam qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Përkundrejt këtyre pretendimeve, SPAK, nga ana tjetër, thotë se përmes kompanisë së tij ‘EA Solution’, Agasi nuk rezulton përfitues i drejtpërdrejtë i garave të AKSHI-t, por ishte personi në krye të një grupi kriminal që i orkestronte ato përmes konkurrencës së pandershme, presioneve dhe ndikimit, duke marrë në këmbim milionë euro, për shërbime fiktive. Agasi akuzohet për të paktën 7 vepra penale. Akuza e korrupsionit, sipas avokatit të Agasit, Maks Haxhia, iu bë e ditur vetëm këtë të premte gjatë seancës ku Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, e caktuar në mungesë prej dhjetorit të vitit të kaluar. LEXO EDHE:Nxorën fotot nga arrestimi i Ergys Agasit dhe ish-policit Shpataraku, pezullohen nga detyra 2 efektivë "Po kërkojmë që të na paraqesë provat prokuroria për ku qëndron korrupsioni dhe korruptimi", tha ai. Për avokatin e Agasit, "këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vet për të mos pranuar dështimin... këto provat dhe kjo dosje kur t'i nënshtrohet procesit të debatit në gjyqin e themelit ju siguroj që do jetë drejt pafajësisë së Agasit." Mbrojtësi i Agasit tha se takimet e përfolura në zyrën e klientit të tij, me personazhë të ndryshëm, zyrtarë publikë, nuk janë të vërteta. "Aludimi ka ardhur nga mediat që është servirur, që zoti Agasi është personazh që bën politikën shtetërore, bën politikën ekonomike, cakton buxhetet, etj por sot në proces prokuroria që edhe pse gjatë kontrollit ka sekuestruar një mini kamer, nuk solli absolutisht, absolutisht asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këtu", vijoi Haxhia. Avokati tha se nuk i takon atij të tregojë se ku ka qëndruar Ergys Agasi gjatë arratisë. Ergys Agasi u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Plepave në Durrës, në ndjekje nga policia që nga Elbasani, pas një vëzhgimi disa javor nga SPAK. Në makinë me të si shofer ndodhej edhe ish zyrtari i lartë i policisë së Elbasanit, Ulian Shpataraku, i njohur si i besuari i ish-kryepolicit, Proda. Nxjerrja e fotove të tyre gjatë arrestimit çoi në pezullimin e dy efektivëve të Shqiponjave. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:37 Agasi mohon akuzat: S’kam përfituar nga tenderët, s'jam as pjesë e grupeve kriminale! Avokati: Do ankimojmë akuzën e re për korrupsion pasiv “Nuk kam qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë, nuk kam pasur asnjë përfitim financiar nëpërmjet tenderimit dhe aq më pak të kem qenë pjesë e grupeve kriminale”. Këto janë deklarimet që dha para togave të zeza Ergys Agasi, i arrestuar nga forcat e policisë pasditen e 26 gushtit, pas 8 muajve në arrati në kërkim nga SPAK. Dëshminë e tij e zbardhi avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia në përfundim të senacës që zgjati më shumë se 4 orë.Avokati tha se do të ankimojnë akuzën e korrupsionit pasiv që është shtuar ndaj Agasit.Pjesë nga deklarata e avokatit Maks HaxhiaMaks Haxhia: Pas një procesi 7 orë në GJKKO, më vjen shumë keq dhe ndjehem i ligështuar që ju s'ishit prezent, për arsye sepse unë jam i vetëm dhe jam i paaftë që të zhbëj atë opinion që është mbarsur kundra të mbrojturit prej meje, Ergys Agasi. Po të ishit atje do ishte një ndihmë e madhe jo vetëm për Ergysin, jo vetëm për ne, por edhe për të orientuar drejt opinionin që të marrë vesh që proceset nuk bëhen në media nga njerëz të caktuar. Megjithatë kam një falënderim për gjykatën, të paktën na la prej shtatë orësh të debatonim dhe të paraqisnim argumentet tona të cilat ishin të detajuara dhe mund të them që si konkluzion, pavarësisht se gjykata vendosi që të mos ja ndryshojë masën e sigurimit atë të arrestit në në burg, por si konkluzion ne si mbrojtje dalim me një optimizëm për shkak sepse këto provat dhe kjo dosje kur t'i nënshtrohet procesit të debatit në gjyqin e themelit ju siguroj që do jetë në drejt pafajësisë së Agasit.Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë e adresuar nga akuza në drejtim të zotit Agasi, përfundimisht me ato analiza që ju bënë provave të administruara dhe vendimeve të organit të prokurorisë, që hoqi sekuestron nga makina dhe nga vëllezërit Mergaj, tregoi dhe çoi automatikisht në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Dua të them se ajo që na bëri dhe optimist tjetër ishte sepse organi i akuzës, në çmimin tonë natyrisht sepse ne shohim në detaj jo vetëm dosjet dhe dokumentet e përfshira në të por edhe qëndrimin e organit të akuzës, i cili sot erdhi me një akuzë të re për korrupsion që populli kujton se është kjo akuzë, por sot u vendos korrupsion pasiv edhe ndaj zotit Agasi. Gjë që do të thotë në çmimin tonë gjithmonë e theksoj që pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur organin e prokurorisë deri në ditën e sotme dhe kështu për të përforcuar dhe për të qëndruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës edhe për t'i thënë dhe opinionit që ne jemi këtu, sot u paraqit kjo akuzë.Ergys Agasi dha shpjegimet edhe insistoi dhe provoi dy gjëra. Gjëja e parë që s'ka qenë asnjëherë pjesëmarrës në tenderë dhe nuk ka patur asnjë përfitim në financat dhe nëpërmjet tenderimit dhe nuk ka qenë asnjëherë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme.Takimet e zyrtarëve me Agasin?Maks Haxhia: Atëherë aludimi ka ardhur nga mediat që është servirur, që zoti Agasi është personazh që bën politikën shtetërore, bën politikën ekonomike, cakton buxhetet, por sot në proces prokuroria që edhe pse gjatë kontrollit ka sekuestruar një mini kamer, nuk solli absolutisht, absolutisht asnjë moment, asnjë pasazh filmimi nga këtu. Tashi të takosh një njeri që s'është kriminel, por është një njeri i nderuar, nuk është vepër penale me sa di unë të paktën prej 45 vjetësh që jam në këtë profesion.Kush e ka korruptuar Ergys Agasin dhe çfarë funksioni ka patur sipas SPAK kur është korruptuar?Maks Haxhia: Se di pra, unë këtë po them. Po kërkojmë që të na paraqesë provat prokuroria për ku qëndron korrupsioni dhe korruptimi.Atëherë si arsyetoi prokurori veprën penale të korrupsionit, ku konsiston?Maks Haxhia: Solli vetëm urdhrinLidhja me shpatarakun ishte shoqërore apo?Maks Haxhia: Mos më spostoni nga ky pozicion që jam se s'ka të bëjë fare. Ai është në juridiksion tjetër, nuk ishte pjesë e debatit as nuk është përmendur fare. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 10:04 Dosja ‘AKSHI’/ Avokati i Ergys Agasit kërkon kohë për përgatitjen e mbrojtjes, seanca shtyhet në 12:00 (VIDEO) Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Ergys Agasin është shtyrë për në orën 12:00. Avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 09:53 Sot seanca për masën e sigurisë, Ergys Agasi mbërrin me furgonë policie në GJKKO (VIDEO) Biznesmeni Ergys Agasi ka mbërritur në GJKKO me furgonë Policie. AI do të dalë para trupit gjykues për të njohur me masën e sigurisë. Biznesmeni u kap pas 8 muajsh arrati për llogari të SPAK, për dosjen me abuzimet me tenderët e AKSHI-t. SI.E./Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: uljan shpataraku GJKKO dosja akshi ergys agasi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 35.1% Nuk e di 12.9% Vota total: 4794 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?
