Lajme Zone
Dorëzohet Rama: Në protestat kundër qeverisë kishte edhe socialistë e punonjës të administratës
PolitikëPolitiko

Dorëzohet Rama: Në protestat kundër qeverisë kishte edhe socialistë e punonjës të administratës

Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë se në protestat e zhvilluara prej dy muajsh tashmë nuk kanë marrë pjesë vetëm kundërshtarë politikë të mazhorancës, por edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura në shesh dhe në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si një

Kryeministri Edi Rama ka pranuar për herë të parë se në protestat e zhvilluara prej dy muajsh tashmë nuk kanë marrë pjesë vetëm kundërshtarë politikë të mazhorancës, por edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura në shesh dhe në rrjetet sociale, duke i cilësuar ato si një sinjal që duhet të merret në konsideratë nga mazhoranca.

Sipas kryeministrit, një pjesë e qytetarëve që dolën në protesta kanë qenë socialistë, mbështetës të qeverisë, madje edhe persona që punojnë në administratë, por sipas tij, ata nuk kanë protestuar për të mohuar arritjet e qeverisë, por për të përcjellë një mesazh pakënaqësie.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para.Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëheqjen apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha ai. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm