Lajme Zone
“Dorëzo mandatin urgjentisht ose do kalbesh në burg. Do të orientoj SPAK të…”/ Toni Gogu vizitë sekrete në qelinë e Erion Veliajt, i çon kërcënimet e Ramës: Delego pushtetin te emrat që do të them unë
PolitikëBalkanWeb

“Dorëzo mandatin urgjentisht ose do kalbesh në burg. Do të orientoj SPAK të…”/ Toni Gogu vizitë sekrete në qelinë e Erion Veliajt, i çon kërcënimet e Ramës: Delego pushtetin te emrat që do të them unë

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca konfirmon për BalkanWeb dhe News24 se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit. Vizitë e cila nuk figuron e regjistruar në fletoren e burgut. Bëhet me dije se Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë atë mbrëmje kur mbërriti në ambientet e burgut.

Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca konfirmon për BalkanWeb dhe News24 se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka zhvilluar një vizitë urgjente në burgun e Fierit. Vizitë e cila nuk figuron e regjistruar në fletoren e burgut. Bëhet me dije se Gogu ishte veshur sportiv dhe mbante një kapele në kokë atë mbrëmje kur mbërriti në ambientet e burgut. Në një bisedë mes të dyve në dhomën e izolimit të Veliajt, ministri i Drejtësisë i ka përcjellë porosit ë dhe kërcënimet e kryeministrit Edi Rama. Gogu i ka thënë Veliajt se kishte disa gjëra që ishte i detyruar t’ia përcillte. “Jam me porosi të KM këtu. Dua të të përcjellë tekstualisht atë që KM më ka porositur: ‘Është hera e fundit që po të drejtohem si babai yt politik, nga sot e tutje do të drejtohem vetëm si kryeministër. -Dorëzo mandatin urgjentisht.

-Delego pushtetin te emrat që do të them unë.

-Hiq dorë nga avokati Plarent Ndreca.

“Në të kundërt, do të transferoj te burgu 302 dhe do orientoj SPAK-un të nisë hetime për minim të rendit kushtetues dhe do të të kalb në burg”.

Ndërkohë, mësohet se Veliaj është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë ministrit të Drejtësisë se; “dhe sikur 100 vite burg të bëj, nuk ia marr fytyrën fëmijëve të mi”.

Ngjarja është zhvilluar brenda pak minutash. Vetëm mëngjesin e sotëm, Veliaj ka mundur të kontaktojë avokatin e tij, Plarent Ndreca, duke ndarë me të edhe detajet e vizitës. Sipas pretendimeve të bëra, ngjarja ngre pikëpyetje jo vetëm për rolin e ministrit të Drejtësisë, i cili akuzohet se ka përcjellë mesazhin, por edhe për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit ngrihen akuza për përdorimin e emrit të SPAK-ut në kontekstin e presioneve ndaj kryebashkiakut i cili mbahet pas hekurave prej datës 10 shkurt 2025. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb