Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u shpreh se Shqipëria është një nga vendet me trajtim të veçantë për ekselentët.
“Sa për ligjin për tubimin e jemi informuar nga qeveria se do formohet nga akt normativ. Akti normativ miratohet nga qeveria hyn në fuqi menjëherë dhe kërkohet nga kuvendi. Qeveria ka thënë që kemi një proces ku ishin iniciuar disa ndryshime shumë të mira që përfarojnë kuadrin tonë në atë të BE, por dhuna ka krijuar nevoja për të pasur disa instrumente të reja për të mbrojtur ligjin dhe demokracinë”, tha ai.
Gjithashtu Balla ftoi studentët në dialog, duke thënë se dorëheqje të kryeministrit Edi Rama nuk ka. Ka një propozim për dialog me studentët. Jemi ndër të pakta vende që kemi trajtim ë veçantë për studentët ekselentë , dhe merr mbështetje nga shteti 600 dollarë në muaj., Studentë që vijnë nga familje në nevojë nuk paguajnë asnjë taksë dhe asnjë tarifë. Paketa e prezantuar nga kryeministër, te ligji për tubimet ku parashikohen masa për ata që dhunojnë. Dhe çdo shqiptar nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmin e dhunës e paguajnë ata që punojnë. Dorëheqja e Edi Rama nuk ka , nuk ka për të ndodhur kurrë. Nëse doni të dialogoni. Ne e pamë se si Berisha dhunoi pllakatat e 4 dëshmorëve të “21 janarit”, tha ai.
/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet psTaulant Balla
