Lajme Zone
"Dorëheqje, s'duam dialog"/ Rama ndan videon: Deri tani këto janë idetë e pedagogëve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

"Dorëheqje, s'duam dialog"/ Rama ndan videon: Deri tani këto janë idetë e pedagogëve

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij ...

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale për protestën e studentëve, së cilës sot ju bashkuan edhe pedagogët dhe intelektualët.

Rama shprehet se së bashku me qeverinë është në dispozicion për dialog, ndërsa ka listuar dhe idetë sipas tij të pedagogëve të mbledhur në protestë.

Reagimi i plotë: Tani, kush do dialog, unë jam në dispozicion së bashku me qeverinë.

Dorëheqje!

Poshtë diktatura!

Poshtë komunizmi!

S’duam dialog!

-Deri tani këto janë idetë e pedagogëve dhe të intelektualëve që janë mbledhur këtu poshtë. Paraditen e sotme pedagogë, akademikë dhe protestues të tjerë u mblodhën për të protestuar para Kryeministrisë, ku bënë me dije se refuzojnë çdo ftesë për dialog. Ata kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e Ramës, si dhe lirimin e të rinjve të arrestuar në protesta./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.