Kryeminsitri Edi Rama thotë se nuk mund të dorëhiqet dhe më pas të vijë e kaluara, të cilën shqiptarët e kanë provuar.
Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se misioni i tij është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Që nga 1912, janë të para vite ku drejtësia shqiptare, ku SPAK dhe gjykata përkatëse, me mbështetjen totale time që kanë çuar para drejtësisë, njerëz të pushtetshëm. Kush është fajtor apo i pafajshëm, e tregon procesi. Çfarë arrogance, për mënyrën si flas, si i qëndroj bindjeve të mia? 24 orë në 24, 20 e kusur vite, jam njeri në mision. Misioni është që Shqipëria të mos e ulë kokën para askujt. Unë jam në një mision. Dhe tani po vij te dorëheqja. Thonë hapi rrugën rinisëm kujt rini? Kësaj? Çfarë vjen pas kësaj, vjen qetësia? Vjen qeverisje më e mirë? Vjen Shqipëria në BE pas kësaj? Jo, pas kësaj vjen e kaluara. E kemi parë dhe e kemi paguar. Nuk është çështja e pushtetit tim. Nuk kam asgjë për t’i provuar vetes më. Këtu në lojë është tryeza e negociatave me BE. Nuk fitoni dot me zgjedhje, dhe iu ka ardhur dita e gurit”, theksoi ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Edi Rama

