Protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama vijon në ditën e 69-të, ndërsa protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në largimin e tij. Një prej pjesëmarrësve në tubim u shpreh se mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, duke e cilësuar protestën si një lëvizje qytetare që, sipas tij, ka ndikuar në zhvillimet politike në vend dhe në Diasporë. Ai akuzoi qeverinë për korrupsion dhe kundërshtoi kritikat për gjuhën e përdorur gjatë protestave. “Jemi me mijëra që kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Edhe sot më të vendosur në ditën e 69 që të vazhdojmë të rezistojmë e të mos largohemi pa larguar Edi Ramën. Për 69 ditë kjo protestë, kjo rezistencë qytetarë është shndërruar në lokomotivën e zhvillimeve politike në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë. Për 13 vjet ishim mësuar të ndiqnim zhvillimet që na servirte pushteti i Ramës. për 69 ditë e kemi përmbysur makinerinë e propagandës e kemi detyruar Ramën të ndjekë protestës…Por në rrekjen e tij për të kapur ritmin e protestuesve do të rrëzohet dhe do largohet. Për 69 ditë janë munduar të na intimidojnë, por nuk ia kanë dalë sepse kjo protestë vazhdon kërkon dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së tij. Makineria e propagandës së qeverisë ndryshon tezat dhe po i dështojnë. Së fundmi na akuzojnë që të heqim dorë nga gjuha e urrejtjes. Por nëse gjuhë e urrejtjes është të përbuzësh korrupsionin, nuk do ndalojmë së përbuzuri korrupsionin. Kjo qeveri më e korruptuar në Europë…Nëse kjo qeveri nuk largohet do kujdesemi ta rrëzojmë sepse nuk e durojnë korrupsionin, krimin që blen vota për t’i shërbyer qeveri e qeveria për të na shtypur ne”, tha protestuesi në revoltën e 69 kundër Ramës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste
